Anglia ia del, në Wembley, aty ku Gjermania doli e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. Një ndeshje pa shumë spektakël, ku gjithçka u vendos në fund të ndeshjes, me gola të shënuar nga sulmuesi Raheem Sterling dhe Harry Kane.
Anglia shkon në çerekfinale dhe tani pret të mësoje rivalin e radhës, mes Suedisë dhe Ukrainës që përballen prej orës 21:00.
NDESHJA – Frika ishte prezente nga të dyja krahët, asnjëri ekip nuk donte të humbte. Gjermania e nisi mirë ndeshjen dhe dha sinjalin e parë me Havertz. Gradualisht anglezët e rritën ritmin dhe u kundërpërgjigjen me Sterling.
Nuk mund të mungonte në apel edhe Werner, i cili u ndal nga portieri Pickford. 0-0 në 45 minuta dhe portieri i Anglisë u bë shpëtimtar i kombëtares së tij pas një gjuajtjeje të Havertz.
Lojë e matur nga të dyja krahët dhe për t;u zhbllokuar ndeshja duhej pritur minuta e 75-të, kur Sterling e ccoi topin në rrjetë pak metra me portën. Thomas Muller, 6 minuta më pas kishte mundësinë më të mirë për Gjermaninë.
Bavarezi gjuajti jashtë kuadrati, i vetëm me portierin e Anglisë. “Tre Luanët” nuk vonuan dhe me një kundërsulm shënuan me anë të Harry Kane golin që vrau ndeshjen dhe “flaku” jashtë EURO 2020 Gjermaninë. /abcnews.al
ANGLI-GJERMANI 2-0
(Shënues: Sterling 75′, Kane 86′)
86′ HARRY KANE GOOOOOOOOOOOOOOOL
https://streamable.com/p3q9zc
81′ Thomas Muller kishte rastin e artë për të barazuar, i vetëm me portierin e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule
75′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL STERLING
https://streamable.com/qihoig
48′ Havertz gjuan fluturimthi dhe Pickford bëhet shpëtimtari i Anglisë, me grushtimin e bërë
32′ Werner, brenda zone, godet dhe ndalet nga portieri Pickford. Mundësi e mirë për Gjermaninë
16′ Sterling tentoi të befasonte me një goditje nga distanca, por portieri Neuer bëri detyrën dhe e devijoi topin.
9′ Goditje dënimi në hyrje të zonës, Havertz tentoi portën por topi u devijua nga një prej lojtarëve të Anglisë