VIDEO/ Ishte me frena, kamioni lëviz papritur dhe merr gjithçka para

schedule15:07 - 7 Tetor, 2022

schedule 15:07 - 7 Tetor, 2022

Një kamion ka shkaktuar tmerr te banorët në qytetin Duzce të Turqisë pas problemeve me sistemin e frenimit. Menjëherë pas problemit, kamioni përplasi një stacion të taksive në një prej shesheve të qytetit dhe më pas përfundoi në një kanal.

Kamioni kishte qenë i ndaluar, por në një moment ai filloi të lëvizte pa shoferin sipër për shkak të problemeve me frenat duke shkatërruar çfarë gjeti para.

Në vendin e ngjarjes mbërriten ekoipe të shumta shpëtimi, por për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz. /abcnews.al