Ish-lojtari i Tiranës, Enriko Papa ka arritur të dërgojë topin në fundin e rrjetës, në ndeshjen e luajtur mes Botosanit ndaj Academica Clinceli, ku skuadra e mesfushorit shqiptar triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.
Papa realizoi golin e parë të takimit në minutën e shtatë, teksa me një goditje preçize në zonë nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Ky ishte edhe goli i tretë i mesfushorit shqiptarë në kampionatin rumun, teksa tanimë 28-vjeçari është shndërruar në një lojtar kyç të skuadrës rumune.
Me Botosanin e Papës aktivizohet edhe lojtari tjetër shqiptarë, ish-futbollisti i Partizanit, Realdo Filit, ku skuadra e tyre pas këtij triumfi renditet në vendin e tretë me 44 pikë.
/f.a/abcnews.al