Fred i thotë mjaft futbollit në moshën 38-vjeçare. Ish-sulmuesi i Brazilit zhvilloi ndeshjen e fundit në Maracana para 63,707 tifozëve të cilët u gëzuan për fitoren 2-1 të Fluminense ndaj Cearës dhe në fund tifozët përshëndetën lojtarin, i cili hyri në fushë në minutën e 78-të.
I lindur më 3 tetor 1983 në Teofilo Otoni, në shtetin e Minas Gerais (në juglindje), Fred bëri debutimin e tij me America Mineiro në janar 2003. Më pas ai veshi fanellat e Cruzeiro, Fluminense dhe Atlético Mineiro. Ai gjithashtu luajti në Evropë, me Olympique Lyon, nga 2005 deri në 2009.
Për t’i përshëndetur të gjithë, Fred, pas vërshëllimës së fundit, ka bërë xhiro në fushë me një biçikletë, të njëjtën me të cilën ka përshkuar 600 kilometrat që ndajnë Belo Horizonte nga Rio de Janeiro në qershorin e 2020-ës, kur lajmëroi kthimin e tij te Fluminense.
Fred’s beautiful bicycle goal during his retirement matchpic.twitter.com/HgRluPuZCE
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) July 10, 2022
/f.a/abcnews.al