Polemikat e fund takimit mes Napolit dhe Atalantës vazhdojnë. Kur ndeshja ishte barazim 2-2, sulmuesi i Napolit, Fernando Llorente, pati një kontakt në zonë me mbrojtësin e Atalantës, Simon Kjaer.
Gjyqtari vendosi për faull në sulm nga ana e spanjollit, duke sjellë dhe reagimin e ashpër nga trajneri, Carlo Ancelotti, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Në ‘Twitter’ qarkullon një video ku shikohet mbrojtësi i Napolit, Lorenzo Tonelli, duke i ‘dhuruar’ topin e ndeshjes në shenjë ironie gjyqtarit kyesor të takimit, Pino Giacomelli.
Barazimi me bergamaskët e distancon Napoli nga kreu i renditjes. Napolitanët renditen në vendin e 6 me 18 pikë, 8 pikë larg nga Juventusi i vendit të parë. /abcnews.al
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1189820382859210752