Shkupi është rritur shumë vitet e fundit. Financa të sigurta, garim në kompeticionet evropiane dhe një nga skuadrat më të forta në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra shqiptare renditet përkohësisht në vend të dytë dhe po garon me Shkëndijën për titullin kampion.
Ambiciet e “Shvercerave” janë të mëdha dhe drejtuesit e klubit janë fokusuar edhe te infrastruktura, që do të ndihmojë në zhvillimin dhe formimin e futbollistëve të së ardhmes, duke krijuar dhe akademinë e futbollit.
Kryesia e klubit bardhekaltër ka bërë gati projekt planin për ndërtimin e disa fushave të futbollit, ku të rinjtë tanë do të kenë kushtet më moderne dhe më të favorshme në formimin e tyre.
Në hapësirën mbi 20 mijë metra katrorë në lagjen e Butelit, do të ketë edhe fushë tenisi dhe basketbolli. Shkupi synon titullin kampion sivjet, teksa ndodhet 7 pikë larg kuqezinjve nga Tetova. /abcnews.al

