Janë luajtur sot shtatë sfida në Serie A, të vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Dueli kryesor ishte ai mes Interit dhe Lazios. Zikaltërit e Antonio Contes vazhduan serinë e fitoreve, duke mposhtur edhe Lazion në San Siro me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol nga D’Ambrosio që Interi të triumfojë.
Fiorentina ka mposhtur 2-1 ekipin e Sampdorias, me sulmuesin Chiesa që dhe njëherë tjetër ishte vendimtar. Berisha pësoi tre gola në takimin mes SPAL dhe Leçes, me miqtë që morën tri pikë të arta në transfertë. Ndërsa Parma arriti të triumfojë në shtëpi, me rezultatin 1-0 kundër Sassuolos.
Surpriza më e madhe e ditës së sotme ishte padiskutim humbja e Napolit në shtëpi përballë Cagliarit. Të besuarit e Ancelottit provuan gjatë gjithë 90 minutave ta fitonin takimin, por nuk ia dolën të shënonin. Castro shënoi në minutën e 87-të për Cagliarin, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij./abcnews.al
Serie A, java 5
Inter – Lazio 1-0
D’Ambrosio 23’
Napoli – Cagliari 0-1
Castro 87’
Parma – Sassuolo 1-0
Bourabia (ag) 90+5’
SPAL – Leçe 1-3
Di Francesco 17’ / Mancosu 11’ 73’, Calderoni 47’
Fiorentina – Sampdoria 2-1
Pezzela 31’, Chiesa 57’ / Bonazzoli 79’
Genoa – Bologna 0-0