Interi fiton pa probleme miqësoren ndaj Dinamos së Kievit. Kampionët e Italisë triumfuan 3-0, në një ndeshje kur Edin Dzeko debutoi me gol.
⏱️ | TRIPLICE FISCHIO!
È finita #InterDinamo: risultato finale di 3️⃣-0️⃣ ?⚫?#InterPreSeason #ForzaInter pic.twitter.com/6nAAlY3pk1
— Inter ??? (@Inter) August 14, 2021
Nicolo Barella zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të, falë një goditje të saktë nga jashtë zone, teksa 21 minuta më pas dhuroi një asist të bukur për Dzekon.
Bomberi boshnjak dribloi portierin kundërshtar dhe gjeti golin e parë me fanellën zikaltër. Pas një ore lojë erdhi edhe goli i Stefano Sensit, i cili vulosi fitoren me “tris” të ekipit të Inzaghit. /abcnews.al