Interi ka arritur të fitojë një duel shumë të vështirë në Serie A, për javën e pestë ndaj Fiorentinës në stadiumin “Artemio Franchi” me përmbysje 3-1. Vendasit bënë shumë mirë në pjesën e parë, duke shënuar edhe gol me Sottil dhe mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Me nisjen e pjesës së dytë skuadra e Inzaghi u zgjua dhe shënoi dy gola të shpejtë me Matteo Darmian (52′) dhe Edin Dzeko (55′). Në minutën e 78 Nicolas Gonzales u ndëshkua me karton të kuq dhe la Fiorentinën me një lojtar më pak.
Interi përfitoi dhe shënoi edhe një gol tjetër me Ivan Perisic, duke vulosur shifrat 1-3. Në ndehsjen tjetër në Serie A për ditën e sotme, Atalanta ka mundur Sassuolon me shifrat 2-1. Robin Gosens shënoi për Atalantan që në minutën e 3-të.
Zappacosta dyfishoi në të 37-tën, teksa Berardi ngushtoi shifrat në të 44-tën. Pjesa e dytë u luftua mjaft, por në fund “mbretëroi” rezultati i vendosur në pjesën e parë. Gjimshiti me shokë marrin tre pikët e radhës. Ylli i kombëtares luajti titullar, si gjithmonë. /abcnews.al