Interi ka arritur të kalojë në avantazh përballë Fiorentinës në transfertë, brenda 10 minutave të para. Më konkretisht, në minutën e tetë të sfidës erdhi goli zikaltër, i shënuar nga ish-futbollisti i Fiorentinës, Borja Valero.
Mesfushori spanjoll merr një pasim të mirë brenda zonës, driblon në mënyrë fantastike një mbrojtës të Fiorentinës dhe shënon me të djathtën. Interi i Antonio Conte rikthehet provizorisht në krye të tabelës, por ka ende shumë minuta lojë përballë vjollcëve të Fiorentinës./abcnews.al
VALERO GOAL , INTER MILAN 1-0, FOLLOW FOR LIVE GOALS pic.twitter.com/T1DcDg5YXp
— HD GOALS LIVE (@HDGoalsLive) December 15, 2019