VIDEO/ Interi e kalon lehtë Fiorentinën, zikaltrit në krye të Serie A

schedule22:39 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:39 - 5 Shkurt, 2021

Interi fitoi 0-2 në Firence përballë Fiorentinës vendase, duke marrë tre pikët e radhës në kampionat. Suksesi i sotëm i ka ngjitur zikaltrit përkohësisht në krye të Serie A me një pikë dhe një ndeshje më shumë se Milani (pret të dielën Crotonen në shtëpi).

Nicolo Barella konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon dhe zhbllokoi takimin me një goditje fantastike në minutën e 31-të. Goli i qetësisë erdhi në pjesën e dytë dhe atë e realizoi Ivan Perisic. Achraf Hakimi dhuroi një asist dhe Ivan Perisic e shndërroi në gol.

https://streamable.com/hsiq34

Sfida nuk prodhoi më gola, Interi menaxhoi shumë mirë avantazhin e dyfishtë dhe siguroi tre pikë tepër të rëndësishëm për garën për titullin kampion në Itali, duke reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes me Juven në Kupën e Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!