Interi ka mposhtur Luganon në miqësoren e parë të fazës përgatitore. Zikaltrit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0.
Sfida e luajtur në “Suning Training Center”, u zhbllokua në minutën e 15-të, më pas në të 40’ Sensi dyfishoi shifrat.
Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazh të dyfishtë për Interin. Ndeshja u vulos nga Esposito në minutën e 85-të.
Pjesë e miqësores ishte dhe blerja e re e Interit, mbrojtësi gjerman Jan Bisek. Ndërkohë, trajneri Simone Inzaghi nuk e ka aktivizuar fare futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani./ h.ll/abcnews.al