VIDEO | Inter shtyp Genoan dhe e mbyll në krye, Lukaku i jashtëzakonshëm

schedule19:57 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 19:57 - 21 Dhjetor, 2019

Interi e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2019. Ekipi i Antonio Contes mposhti në shtëpi 4-0 Genoan dhe kryeson bashkë me Juventusin, me nga 42 pikë secili ekip. Pavarësisht dy mungesave të Brozoviç dhe Lautaro Martinez, zikaltrit vuajtën vetëm gjysmë ore derisa gjetën golin e parë.

Romelu Lukaku hapi serinë e golave me kokë në minutën e 31-të, ndërsa dy minuta më pas i dhuroi asist Roberto Gagliardinit për golin e dytë. Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë. 17-vjeçari Esposito gjeti golin e parë në Serie A.

Sulmuesi i talentuar nuk gaboi nga pika e penalltisë në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Lukaku vulosi “pokerin” dhe golin e dytë personal me një realizim shumë të bukur, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave në sezonin e parë në Serie A. /abcnews.al

Inter – Genoa 4-0
(Lukaku 31′, 71′, Gagliardini 33′, Esposito (pen) 64′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!