Inter ka ngecur në shtëpi pasi barazoi 2-2 me Cagliarin.
Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Thuram në minutën e 12′.
Në të dytën, Cagliari barazoi me Shomurodov në minutën e 64′. Por festa vendasve zgjati pak pasi Calhanoglu shënoi golin e epërsisë me anë të një 11 metërshi në minutën e 74′.
Zikaltërit u befasuan më pas në minutën e 82′ pasi Viola ndëshkoi portën e Sommer.
Me këtë rezultat, Inter vazhdon të mbetet në vendin e parë me 83 pikë, 14 pikë më shumë se Milan i vendit të dytë./h.ll/abcnews.al