VIDEO/ Inter dështon sërish në transfertë, “zikaltrit” të paaftë për të mundur Spezian

schedule22:59 - 10 Mars, 2023

schedule 22:59 - 10 Mars, 2023

Ka përfunduar në stadiumin “Alberto Piço” sfida mes Spezias dhe Interit, me vendasit që arritën të triumfon ndaj “zikaltërve” me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Djemtë e Simone Inzaghit shpërdoruan gjatë gjithë lojës mundësi “të arta”, ku në minutën e 13’-të, Lautaro Martinez gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke mos gjetur dot avantazhin.

Golat e sfidës erdhën të gjitha në pjesën e dytë, ku të parët që gjetën epërsinë ishin vendasit e Spezia, me Daniel Maldini, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 55’-të. Kundërpërgjigja “zikaltër” do të vinte në minutën e 83’-të, me arbitrin që akordon sërish një penallti në favor të Interit, por këtë herë topin e gjuan Romelu Lukaku, i cili nuk gabon.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 7 minuta më pas në të 87’-ën, pas një tjetër penalltie të akorduar kësaj radhe për vendasit, M’Bala Nzola nuk gabon dhe “dënon” Interin.

Pas kësaj humbje pozitat e “zikaltërve” nuk lëvizin në kampionat, teksa ndodhen në vendin e 2-të, me 50 pikë, ndërsa në krahun tjetër Spezia arriti një fitore mjaft të vlefshme për “mbijetesën” në Serie A, ku ka grumbulluar deri tani 24 pikë dhe momentalisht ndodhet 6 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!