Lazio arriti të triumfonte ditën e sotme ndaj Salernitanas, me rezultatin 2 me 0, ku protagonisti kryesor padyshim ishte kapiteni i “shqiponjave”, Ciro Immobile, i cili realizoi një dopietë duke e mbajtur sërish mbi “shpatulla”, skuadrën e tij.
Mirëpo, me golat e tij, Immobile ka thyer dhe një tjetor rekord personal, teksa është ngjitur me 1 pozicion në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e kampionatit italian të futbollit, Serie A.
“Bomberi” italian 32-vjeçar arriti në kuotën e 191 golave, duke kaluar kështu suedezin Kurt Hamrin, i cili ka shënuar 190 gola. Ndërkaq më shumë se Immobile kanë shënuar vetëm Roberto Baggio (205), Antonio Di Natale (209), José Altafini dhe Giuseppe Meazza (216 secili), Gunnar Nordal (225), Francesco Totti (250) dhe Silvio Piola (274). /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: