VIDEO/ Immobile futet nga stoli dhe i jep fitoren Lazios, Muja me shokë mposhtet nga Shakhtar

schedule20:39 - 28 Nëntor, 2023

schedule 20:39 - 28 Nëntor, 2023

Lazio ka vuajtur për të gjetur golin dhe fitore, por ia doli në pjesën e dytë pasi u aktivizua nga stoli sulmuesi italian, Immobile, pasi shënoi dopietë duke mposhtur Celtic me shifrat 2-0.

Lazio ka dominuar totalisht lojën, por nuk ka mundur të gjejë golin e epërsisë deri në minutën e 82’, ku Immobile shënon të parin dhe të dytin në minutën e 85’. Me këtë fitore, Lazio renditet në mënyrë provizore në vendin e parë të grupit me 10 pikë, ndërsa Celtic mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Shakhtari nga ana tjetër ka arritur të fitojë minimialisht ndaj Antwerp falë golit të Matviienko në minutën e 12’. Me tre pikët e marra, ukrainasit ndodhen tashmë në vendin e tretë me 9 pikë, po aq sa Barça dhe Porto që ndeshen në mbrëmje, ndërsa skuadra belge në vendin e fundit me 0 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat e Lazio-Celtic

Shikoni golin e Shakhtarit