VIDEO/ Ilir Daja, Obanor dhe Gent Muça si Raul: Sa prapaskena te Tirana

schedule13:17 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 9 Tetor, 2020

Gjatë emisionit “Pressing” në ABC News, u fol gjerë e gjatë për Tiranën. I ftuar në studio ishte Arbi Laçi, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv te bardheblutë deri para ndeshjes mes Young Boys. Më pas ai dha dorëheqjen, pasi e shihet të pamundur të punonte krah Tefik Osmanit.

“U bënë dy struktura paralele dhe e pashë të udhës të largohesha. Iki si kampion”, tha Laçi në mënyrë të moderuar, pa dashur të hapë polemika. Gjithsesi qejfmbetja është e madhe, pasi planet i kishte të mëdha.

“Duheshin marrë 3-4 lojtarë që kishin spikatur në kampionatin tonë, në mënyrë që të shtohej konkurrenca. Sigurisht pastaj duhet edhe ta menaxhosh grupin. Obanor ishte një nga objektivat, pasi bëri një sezon shumë të mirë vjet”, tha mes të tjerash Laçi.

Ai foli edhe në lidhje me trajnerin Egbo dhe planin që të merrnin Dajën. “Kishim folur me Dajën për të marrë drejtimin në fund të pjesës së parë të sezonit. Më pas ai refuzoi. Egbo e kishim zgjedhur përkohësisht dhe më pas e bindëm që të pranonte drejtimin e ekipit edhe në vazhdim”.

Nuk mund të mos flitej edhe për Gentian Muçën në emision. Laçi, i cili ka të hapur një kalim tijin në Kosovë, u shpreh se kapiteni ka qenë në listë për të qëndruar dhe për mendimin e tij Tirana nuk duhet ta lejonte largimin e tij. Një ndërhyrje për të e bëri edhe gazetari Artan Hoxha.

“Muça është figura më përfaqësuese e Tiranës. Ai është flamur i ekipi dhe nuk ka një tjetër lojtarë që e identifikon më së miri atë klub. Unë jam tifoz i Realit dhe kur iku Raul u mërzita. Muça është si Raul Gonzales për Tiranën”, tha Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!