Një ndër temat që do të trajtohen mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Piranjat” ka të bëjë me festën e famshme “Ilegal Techno”, e cila është mbajtur për të tretin vit radhazi në Shqipëri, ku të rinj nga e gjithë bota shfrenohen me muzikë dhe lëndë narkotike.
Për të tretin vit radhazi, turistët janë mbledhur sërish në plazhin e Vilë Bashtovës për të bërë festën e tyre të shfrenuar. “Piranjat” e emisionit investigativ që nis sezonin e dytë sot në Abc, janë infiltruar në eventin “famëkeq” ku kanë mundur të zbulojnë çfarë qëndron pas.
Na ndiqni sonte në orën 21:01 në ABC dhe kanalin T7 në Kosovë.
View this post on Instagram
/abcnews.al