Trajneri i Celtic, Neil Lennon, është tërbuar në ndeshjen që skuadra e tij fitoi kundër St Johnstone. Shkak është bërë anësori Mikey Johnston, i cili doli nga fusha i dëmtuar kur ishin bërë të tria zëvendësimet dhe e la ekipin e tij me dhjetë futbollistë në fushë.
Lennon u mërzit prej faktit që 20-vjeçari, disa minuta më parë kishte pasur një problem por e kishte bindur trajnerin që mund të vazhdonte të luante. Më pas kishte sërish dhimbje dhe u largua nga fusha.
Trajneri i Celtic është kapur nga kamerat, teksa i thotë lojtarit të “Ik zhduku” në momentin që kalon pranë stolit të rezervave. Lennon ka thënë edhe gjëra të tjera, por që është e vështirë të “deshifrohen”. /abcnews.al
https://twitter.com/BenTheTim/status/1222633731812478983