VIDEO/ IDF zbulon qendrën e komandës së Hezbollahut në një tunel të nëndheshëm në Liban

schedule19:59 - 14 Tetor, 2024

schedule 19:59 - 14 Tetor, 2024

Një tunel nëntokësor 800 metra i gjatë i përdorur nga Hezbollahu si qendër komandimi në Libanin jugor është zbuluar nga ushtria izraelite.

Siç tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, luftëtarët e Hezbollahut do ta përdornin qendrën nëntokësore si bazë për të kaluar në Izrael dhe për të kryer sulme.

Ushtarët gjetën në tunel raketa, predha, motoçikleta, ambiente banimi dhe mjete për qëndrime afatgjatë, duke përfshirë një kuzhinë të pajisur me ushqime dhe furnizime.

Sipas ushtrisë izraelite, Hezbollahu synonte t’i përdorte këto armë si pjesë e planit të tij “Pushto Galilenë” dhe qëllimisht i vendosi ato në qendrën e tij të komandës nëntokësore nën një zonë banimi në Libanin jugor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!