Penalltia e ekzekutuar nga dyshja e famshme Messi-Suarez, në kohën kur luanin për Barcelonën, do të mbahet mend për shumë gjatë, pasi stili i ekzekutimit ishte pasim-goditje.
Këtë penallti u mundua ta sillte Mauro Icardi me Galatasaray, por ekzekutimi nuk ishte i njëjtë, por një zhgënjim total.
Shoku i tij i skuadrës bëri sikur do e godiste, por e pasoi për Icardin dhe argjentinasi doli huq me portën e boshatisur.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Interit e rregulloi gabimin pasi shënoi golin e fitores ndaj Istanbulspor./h.ll/abcnews.al