VIDEO/ Icardi goditi shtyllën me fytyrë dhe u pretendua për penallti, “luftë” në rrjetet sociale mes Fenerbahce dhe Galatasaray

schedule08:17 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 08:17 - 25 Dhjetor, 2023

Momente paniku në duelin mes Fenerbahces dhe Galatasaray që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ishte shumë afër të pësonte lëndim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke rrezikuar të dëmtonte fytyrën.

Në tentim për të zotëruar topin, Icardi përfundoi duke goditur shtyllën e portës kundërshtare. Por për fat të mirë, gjithçka shkoi dhe argjentinasi i shpëtoi mrekullisht dëmtimit.

Icardi dëmtoi rëndë syrin, ku madje pas ndeshjes ai publikoi edhe një foto. Galatasaray bëri një postim në rrjetet sociale ku sipas klubit, ai ishte ndërhyrë nga kundërshtarët dhe VAR nuk kishte ndaluar lojën.

Megjithatë, në pamjet filmike duket sikur ka një shtyrje të fortë të Icardit nga pas, por ende nuk është qartësuar gjithçka./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!