Milani është i pandalëshëm, e sidomos me Ibrën në fushë. Kuqezinjtë mundën të marrin triumfin e radhës mbrëmjen e sotme, duke mundur Cagliarin në trransfertë me shifrat e pastra 0-2.
Ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi të dy golat. Fillimisht suedezi shënoi me një penallti të marrë dhe goditur nga vetë ai dhe më pas në pjesën e dytë gjeti sërish golin, pas asistit të bukur të Calabrias.
Golat e CAGLIARI-MILAN
Në fund kishte pak frikë për shkak se Saelemaekers (74’) u ndëshkua me karton të dy kuq, por gjithçka u administrua nga skuadra e Piolit dhe tre pikët nuk u diskutuan. Me këtë triumf Milani shkëputet i vetëm në krye me 3 pikë më shumë Interi ndjekës. /abcnews.al
Serie A, java 18
Cagliari-Milan 0-2
Shënues: Ibrahimovic 7’ (pen), 52’