Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Ibrahimovic sërish “djall”, zyrtarizmi i Milanit është befasues

schedule18:54 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 18:54 - 27 Dhjetor, 2019

Milan e bën zyrtare, edhe pse nuk e përmend emrin. Zlatan Ibrahimovic do të jetë pjesë e kuqezinjve në vazhdim dhe pritet të mësohen detajet e marrëveshjes.

Kontrata aktuale thuhet se do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë shumën e 3 milionë eurove. Rinovimi do të varet nga numri i golave që do të shënojë sulmuesi.

Ai u largua në dhjetor nga Los Angeles Galaxy dhe rikthehet në Serie A, ky më parë është aktivizuar edhe me Juventusin dhe Interin. Milani kishte konkurrent skuadrën e Napolit, por dëshira e Ibrës ishte të rikthehej në një ekip ku ndihet si në shtëpi.

Edhe pas largimit te PSG, ai e ka thënë shpesh se ishte i detyruar ta bënte atë lëvizje. Gjithmonë ka folur me superlativa për klubin kuqezi dhe tani do të ketë mundësinë ta ndihmojë sërish, edhe pse është 38 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!