VIDEO/ Ibrahimovic dhe populli kuqezi s’u besojnë syve, çfarë rasti i humbur

schedule21:40 - 24 Janar, 2020

schedule 21:40 - 24 Janar, 2020

Brescia-Milan nuk ka prodhuar asnjë gol në 45 minutat e para, por ka regjistruar një rast të pabesueshëm që nuk është kthyer në gol nga transferimi i janarit te kuqezinjtë, sulmuesi Zlatan Ibrahiomovic.

Suedezi, i ndodhur pak metra me portën e “Dallëndyshe ve”, nuk ka goditur saktë. Theo Hernandez i dha një pasim perfekt sulmuesit dhe ai e çoi sferën jashtë kuadratit. Duart në kokë të gjithë, pasi një rast të tillë zor se Ibrahimovic e kishte menduar se do e humbiste. /abcnews.al