Ylldren Ibrahimaj zhvilloi një ndeshje fantastike, shënoi dy gola në fitoren 1-2 të Viking në fushën e Sarpsborg 08 dhe i dhuroi tre pikët skuadrës ku luajnë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë: Zymer Bytyqi dhe Veton Berisha.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, por Ibrahimaj përmbysi gjithçka me dygolëshin e tij. 24-vjeçari, i cili debutoi me Kosovën në miqësoren e muajit janar kundër Suedisë (ndeshja e vetme me dardanët), barazoi takimin në minutën e 60-të.
Sulmuesi i djathtë shfrytëzoi një top të grushtuar nga portieri i Sarpsborg dhe e dërgoi atë në rrjetë. 12 minuta më vonë ishte radha e një eurogoli. Ibrahimaj dhuroi një goditje fantastike me të majtën dhe topi në rrjetë.
https://streamable.com/fua4gy
Ibrahimaj është ngjitur në kuotën e 6 golave në kampionat dhe vetëm dy futbollistë të Viking kanë shënuar më shumë se ai këtë sezon: Zymer Bytyqi (9 gola) dhe Veton Berisha (12 gola). /abcnews.al