VIDEO/ Ibra nuk mjafton, Udinese “prezanton” Milanin me disfatën e radhës

schedule22:50 - 18 Mars, 2023

schedule 22:50 - 18 Mars, 2023

“Djajtë” e Milanos janë përballur me një tjetër disfatë në ndeshjet e transfertës në Kampionat, teksa janë mundur në “Dacia Arena” nga vendasit e Udinese, me rezultatin e thellë 3 me 1.

Dominanca e “bardhezinjve” u vu re që në minutën e 10’-të, me argjentinasin Roberto Pereyra, i cili çoi topin në rrjetën e “kuqezinjve”. Për barazimin e përkohshmë mendoi i “rikthyeri”, Zlatan Ibrahimovic, i cili vendosi ekuilibrat në minutën e 45+4’, pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi.

Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 2 minuta pas golit të suedezit, “bomberi” i Udineses, Beto gjeti sërish avantazhin për të tijët.

Përfundimit fitorja e vendasve u vendos nga hollandezi Ehizibue në minutën e 70’-të të sfidës, duke i dhuruar “bardhezinjve” një 3-pikësh të artë, në “ëndrrën” e tyre drejt Evropës. Ndërkaq, pas kësaj humbjeje Milani mbetet në vendin e 4-rt në klasifikimin e Serie A, teksa ka arritur të grumbullojë deri në këtë pikë të edicionit, plot 48 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: