Milani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Shamrock Rovers, falë një goli të Zlatan Ibrahimovic në minutën e 23-të. Bomberi suedez gjeti golin e parë europian me Milanin që pas rikthimit të tij në janar.
Pas një kombinimi shumë të bukur me fantazistin turk, Hakan Calhanoglu, Ibra e sheh veten të lirë në hyrje të zonës dhe pa u menduar dy herë, lëshon një “predhë” me të djathtën, duke mposhtur portierin vendas në shtyllën e parë. Bomber!/abcnews.al
UEFA Europa League
Shamrock Rovers – Milan 0-1
Ibrahimovic 23’