Zlatan Ibrahimovic është i një tjetër planeti. Sulmuesi suedez doli i mposhtur në derbi kundër Los Angeles FC, që mposhti Galaxy me rezultatin 5-3. Tashmë skuadra e shtatlartit është jashtë fazës “play-off” në MLS, por çfarë ndodhi në ndeshjen e djeshme.
Carlos Vela, fituesi i “Këpucës së Artë”, shënoi dy gola në 40 minuta dhe Galaxy hapi takimin me Pavon, i cili pas një asisti të Ibrës shënoi. Suedezi, pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë vendosi balancën, por vendasin më pas shënuan edhe tre herë të tjera dhe goli i Feltscher, ashtu si i dy sulmuesve të tjerë të Galaxy, pati vlerë sa për statistika.
Ibrahimovic nuk ishte protagonist vetëm në fushën e blertë. Pasi përfundoi ndeshja, i ngacmuar nga tifozët ai ka kapur gjenitalet si kundërpërgjigje. Videoja po bën xhiron e botës dhe mbetet të shihet nëse sulmuesi do të marrë ndonjë dënim për gjestin e bërë.
Los Angeles FC-Los Angeles Galaxy 5-3
Shënues: Vela 16′, 40′, Rossi 66, Diomande 68′, 80′ / Pavon 41′, Ibrahimovic 50′, Feltscher 77′
IBRA WITH THE CROTCH GRAB IN HIS LAST GAME??? pic.twitter.com/KaZpElLRFL
— Barstool LA (@BarstoolLA) October 25, 2019