VIDEO/ Ibra bën Ujkanin të duket keq, Suedia ndëshkon Kosovën

schedule20:57 - 28 Mars, 2021

schedule 20:57 - 28 Mars, 2021

Suedia ka arritur shumë shpejt të gjejë golin ndaj Kosovës dhe të shënojë ndeshjen në rrjedhën e dëshiruar. Nordikët kanë mundur të shënojnë me Claessen, pas asistit të Zlatan Ibrahimovic.

Peshë jo të vogël në këtë gol ka edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, i cili bëri një dalje aspak të studiuar dhe humbi duelin me Zlatan Ibrahimovic,  i cili në dha asist për shokun e tij.

Ky gol, që vjen në minutën e 12 e dëmton jo pak Kosovën dhe e detyron trajnerin Challandes të mendojë një tjetër strategji. /abcnews.al