Suedia ka arritur shumë shpejt të gjejë golin ndaj Kosovës dhe të shënojë ndeshjen në rrjedhën e dëshiruar. Nordikët kanë mundur të shënojnë me Claessen, pas asistit të Zlatan Ibrahimovic.
Peshë jo të vogël në këtë gol ka edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, i cili bëri një dalje aspak të studiuar dhe humbi duelin me Zlatan Ibrahimovic, i cili në dha asist për shokun e tij.
Ky gol, që vjen në minutën e 12 e dëmton jo pak Kosovën dhe e detyron trajnerin Challandes të mendojë një tjetër strategji. /abcnews.al