VIDEO/ “Ia kisha borxh Diegos, me siguri ai ka qeshur”, Tevez kopjon Messin

schedule08:37 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:37 - 5 Dhjetor, 2020

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, teksa pikëllimi përfshiu thuajse gjithë globin. Carlos Tevez ishte një nga personat më të afërt të Diegos dhe si i tillë e ka pasur shumë të vështirë ta kapërdijë ndarjen e tij nga jeta.

 

Ai u kthye në fushë të enjten dhe i dha një fitore të madhe Boca Juniors ndaj brazilianëve të Internacional. El Apache shënoi në minutën e 63 dhe vulosi shifrat 0-1 të gjithë ndeshjes.

 

Pas golit ai e hoqi uniformën dhe nxori një tjetër fanellë të Boca Juniors. Ishte një uniformë e Maradonës, të cilën ai e kishte veshur në vitin 1981 kur luante me gjigantët argjentinas. Gjest identik si i Messit, Tevez vendosi ta komentojë për mediet argjentinase.

“Ia kisha borxh Diegos. Jam shumë i lumtur që ia bëra një dhuratë atij. Padyshim që ai e pa nga lart. Humbja e tij është shumë e vështirë, por duhet të vazhdojmë. Kemi humbur një person shumë të dashur dhe e kemi pasur të vështirë të luajmë.

S’mund ta shpjegoj si është të veshësh atë fanellë. E dija që do shënoja. Vendosa ta vishja fanellën që ai më dha sepse ndodh diçka brenda trupit tim kur e bëj. Nuk mund ta shpjegoj.

 

Diego ishte Zoti për ne. Unë e bëra për homazh, por arbitri më dha se duhet të ma jepte kartonin e verdhë. Ai bëri punën e tij dhe ishte e drejtë. Por unë jam i sigurt se Diego e ka parë nga lart dhe mbase ka qeshur pak”, u shpreh Tevez. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!