Një fitore e pastër 0-3 dhe tre pikë që në javën e parë të kampionatit: Leicester City e nis mbarë në transfertë kundër West Brom, ekip që u ngjit vetëm këtë sezon në Premier League.
“Dhelprat” e Brendan Rodgers pritën plot 56 minuta për të gjetur golin e parë në këtë takim, i cili erdhi nga një emër i papritur: Timonty Castagne, mbrojtësi belg që u transferua pak ditë më parë nga Atalanta, realizoi një gol shumë të bukur me kokë.
GOLAT/ WEST BROM – LEICESTER 0-2
Ndërsa në minutat e fundit të sfidës, i zakonshmi Jamie Vardy gjeti dy here rrjetën, me anë të dy penalltive. Vardy fitoi “Këpucën e Artë” edicionin e shkuar dhe duket se edhe këtë sezon, nuk ka ndërmend të ndalet…/abcnews.al