Në ditët e sotme mënyrat për të tërhequr vëmendjen janë të shumta. Një ditë më parë, vajza që arbitronte ndeshjen mes veteranëve të Brazlit dhe Izraelit, që zhvillohej në Haifa, ka gjetur një mënyrë origjinale për të bërë xhiron e botës.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, ajo ka ndalur lojën dhe ka ndëshkuar me karton të verdhë Kaka. Në atë moment ajo ka nxjerrë edhe celularin, duke bërë një “selfie” me ish-mesfushorin brazilian që ka fituar edhe “Topin e Artë” me Milanin.
Atentos a la tarjeta amarilla que le acaban de sacar a Kaká…
— AC Milan ?? (@ACMilanGoleador) October 29, 2019
Rivaldo dhe Edmilson ishte prezent aty pranë, ndërkohë që një prej lojtarëve të Izraelit shfaqet i habitur nga veprimi i gjyqtares. Kaka nga ana tjetër buzëqeshi dhe pranoi të bëhej pjesë e “selfie”-s. Ndeshja përfundoi me fitoren e Brazilit me rezultatin 2-4, ndërkohë që në fund pati kohë edhe një tjetër fotografi mes gjyqtarit të katërt dhe ish-mbrojtësit, Roberto Carlos. /abcnews.al
Esto es lo que pasa en un amistoso de veteranos en Haifa con ex estrellas brasileñas como Roberto Carlos.
Em el césped: Ronaldinho, Kaká, Rivaldo, Bebeto,…
Final del partido:
Israel 2-Brazil 4. pic.twitter.com/MeTvzfYqCW— Sal Emergui (@salemergui) October 29, 2019