Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, njihet për veprimet e tij jo të zakonshme. Portugezi këtë herë e ka me lojtarët e tij, të cilët ende nuk e dinë emrin e tij. Po duket paksa qesharake, por Jose e ka shumë bezdi kur ia ngatërrojnë emrin. Ai ka kaluar gati një seancë të plotë stërvitore me lojtarët, duke ua mësuar se si shqiptohet emri i tij.
“Unë e urrej t’i ngatërroj emrat. Çdokush këtu ma thotë mua emrin gabim. Të gjithë më thoni Hose, por unë nuk jam Hose, jam Zhose,” mësohet t’i ketë thënë Mourinho mbrojtësir Tanganga. Ai mesa duket nuk e pëlqen aspak theksin spanjoll, ku J-ja duket si H.
Kujtojmë që “Special One” zëvendësoi në stolin e Tottenhamit, Mauricio Pocchetinon, por nuk arriti dot më shumë se sigurimi i Europa League. Megjithatë, ai ka deklaruar se sezonin e ardhshëm “Spursat” do të pretendojnë për vendin e parë, ku sigurisht dhe pritshmëritë e tifozëve janë shumë të mëdha. /abcnews.al
If you love football, you're in for a treat with the next All or Nothing series on @primevideosport – showing behind the scenes footage from one of the biggest clubs, Tottenham Hotspur. I am definitely guilty of pronouncing José’s name wrong ? #AllorNothingSpurs #ad pic.twitter.com/kvABUznOsg
— Annie Mac (@anniemacmanus) August 3, 2020