VIDEO/ “I shpejtë si dreqi”, Muller e Lukaku batuta epike për Davies

schedule08:47 - 27 Maj, 2020

schedule 08:47 - 27 Maj, 2020

Thomas Muller është fenomenal. Nuk po flasim për në fushë, pasi këndvështrimet janë të ndryshme, por për jashtë saj. Gjermani njihet si një personazh mjaft gazmor, i cili nuk ngurron të bëjë batuta apo të sillet në atë mënyrë që të gjithë të gajasen.

Pas fitores me Borussia Dortmund, lojtari polivalent është pyetur për shokun e tij të skuadrës, Alphonso Davies. Kanadezi me origjinë nga Gana spikat për shpejtësinë e tij dhe krahasimi që i bën Muller është epik.

Bavarezi e krahason me personazhin e filmave vizatimor “Roadrunner” dhe e bën diçka të tillë duke dhuruar shfaqje. “Meep! Meep! Meep! Roadrunner të vjedh topin”. Shpejtësia e Davies është vënë re nga të gjithë, teksa edhe Romalo Lukaku ka diçka për të thënë: “Alphonso Davies është i shpejtë si dreqi”. /abcnews.al

https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1265328228459335680?s=20

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!