VIDEO/ I riu vret të dashurën dhe trupin e pajetë e shëtit me karrocë nëpër qytet

schedule15:09 - 27 Maj, 2020

schedule 15:09 - 27 Maj, 2020

Një i ri është arrestuar në Rusi pasi është kapur duke shtyrë një karrocë dore në periferi të Shën Peterburgut, ndërkohë që brenda saj mbante trupin e pajetë të dashurës së tij.

Philip Grigoryev, 26 vjeç, dyshohet se mbyti me spango partneren e tij, Arina, 24 vjeçe, pas një zënke gjatë natës.

Dyshohet se ai pasi e rrahu dhe e vrau, shkoi për të marrë një karrocë dore dhe e ngarkoi trupin e saj në të, ndërsa e mbuloi me dërrasa.

Për një orë ai shëtiti rreth periferisë para se të hynte në një bllok apartamentesh në Rrugën Gollanskaya, dhe përdori një ashensor për të arritur në katin e 12-të, ku hodhi kufomën.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ecjen e tij, teksa shtynte në karrocë trupin e pajetë të të dashurës.

Këtë ngjarje e ka raportuar miku i Philip Grigoryev në polici dhe më pas është arrestuar me akuzën e rëndë, vrasje me dashje.

Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte për koncerte në stadiume të grupeve muzikore ruse dhe gjithashtu perëndimore, përfshirë Rammstein, në Shën Petersburg.

Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirusit, ai punoi si shofer taksie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!