VIDEO/ I papërmbajtshëm edhe në moshën 38-vjeçare, Cristiano Ronaldo shënon “eurogolin” në Arabinë Saudite

schedule22:08 - 4 Nëntor, 2023

schedule 22:08 - 4 Nëntor, 2023

Klasi i 5 herë fituesit të “Topi të Artë”, Cristiano Ronaldo nuk zbehet pavarësisht se tashmë mund të quhet me plot gojë, “veteran” i botës së futbollit, me “ylli” portugez realizoi një tjetër “perlë” nga një distancë e konsiderueshme në ndeshjes mes Al-Nassr dhe Al-Kaleej në kampionatin arab të futbollit.

Në minutën e 26′ të sfidës, ish-“ylli” i Real Madrid, Manchester United e Juventus, pasi i krijoi vetes hapësirën e nevojshme për të goditur, e dërgoi topin në krahun e majtë të portierit, me këtë të fundit që nuk mund të bënte asgjë.

Ky gol e çoi “fantazistin” portugez në kuotën e 12 golave në 11 ndeshjet e fundit, me “luzitanin” që duket se i është rikthyer avazit të vjetë të shënimit të golave. Ndërkaq, për të siguruar fitoren e skuadrës mendoi ish-mbrojtëi i Manchester City, Aymeric Laporte, i cili i çoi shfirat, në  2 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!