Tirana-Partizani merr skenën të dielën. Dy ekipet e kryeqytetit përballen mes tyre prej orës 19:00, ndërkohë që të kuqtë do kërkojnë të mbeten të pamposhtur në derbi. Në 17 sfidat e fundit Partizani ka fituar 9 herë dhe barazuar tetë prej ndeshjeve.
Nën moton “I njëjti film, e njëjta histori”, Partizani vijon të “kërcënojë” rivalët e përjetshëm. Klubi i kuq ka postuar një video dhe mesazhi i mësipërm e shoqëron. Sigurisht fjalët i merr era dhe gjithçka vendoset në fushë. /abcnews.al