Vitor Roque, 17-vjeçari i Cruzeiro, shënoi kundër Atletico Mineiro në derbi dhe ai moment nuk është se u pëlqeu vendasve.
Ai kapërceu stendën e reklamave për të festuar dhe në atë moment u tërbuar “maskoti” gjel i Atletico Mineiro, i cili iu sul Roque.
Në fund ai nuk festoi dot, pasi vendasit e fituan derbin ndaj Cruzeiro në mënyrë dramatikë, me një gol të shënuar në minutën e shtatë shtesë, pasi më parë Hulk kishte barazuar me penallti. / abcnews.al
https://streamable.com/7amr4c