Jehona e fitores së Milanit ndaj Juventusit nuk ka mbaruar ende, teksa të dhëna të reja dalin nga ajo ndeshje. Fikayo Tomori, autor i golit të tretë për kuqezinjtë, ka mundur të thyejë një rekord në Serie A.
Mbrojtësi i ardhur në huazim nga Chelsea ka arritur të kërcejë plot 2.63 metra në ajër në momentin e goditjes së topit, duke treguar aftësitë e tij të mëdha fizike dhe thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.
Portugezi ishte mbajtës i këtij rekordi deri më tani, me 2.54 metra kërcim në golin e shënuar ndaj Sampdorias sezonin e shkuar. Tomori po tregon nivel të jashtëzakonshëm këtë sezon dhe Milani e ka shprehur qartë se dëshiron ta blejë nga Chelsea. /abcnews.al
During his goal against Juventus, @fikayotomori_ soared up to 2.63m in the air, setting a new Serie A record.
The previous holder was Cristiano Ronaldo who hit a height of 2.54m with his goal against Sampdoria last season.pic.twitter.com/kRjvH5McAf
— MilanData? (@acmilandata) May 11, 2021