Ditën e djeshme Zenit fitoi me shifrat 6-1 ndaj Lokomotiv Moscow dhe arriti të sigurojë titullin kampion në Premier League ruse.
Festë e jashtëzakonshme për rusët, që morën edhe trofeun e medaljet e kampionit. Vëmdjen kryesore e mori kapiteni Artem Dzyuba, i cili nuk zgjodhi të vishet me fanellën e Zenit në ceremoninë e dhënies së medaljeve dhe trofeut.
32-vjeçari ishte maskuar me kostumin e superheroit Deadpool, protagonist në Marvel. Ky veprim i sulmuesit është bërë viral në rrjetet sociale dhe me siguri ky ka qenë edhe qëllimi i Dzyuba. /abcnews.al
https://twitter.com/qryptoo/status/1389117271361179648