Pas përfundimit të një pjese të parë, me shumë raste, por me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të gjejnë avantazhin ndaj “Demave” të RB Leipzig, teksa vetëm 4′ minuta në fushën e blertë kanë mjaftuar për të gjetur golin e parë të sfidës.
Një aksion individual i “yllit” të mesfushës, Brahim Diaz është finalizuar më së miri nga talenti spanjoll, i cili pasi driblon bukur mbrojtjen kundërshtare dërgon topin me një goditje potente, në rrejtën e Gulacsi. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al