Ambasadori britanik në Meksikë, Jon Benjamin është shkarkuar nga posti pasi u shfaq në një video të publikuar në internet duke i drejtuar armën një punonjësi të ambasadës.
Videoja, e shpërndarë në platformën X, tregon Jon Benjamin duke i drejtuar armën e zjarrit një personi.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme britanike: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident dhe kemi ndërmarrë veprimet e duhura”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
/abcnews.al/