Në gjendje të rënduar pasi i mori jetën gruas një natë më parë në Fier, Demokrat Medinaj u vetëvra. Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet sot në fushën ku hidhen plehrat e qytetit, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.
Trupi u konstatua fillimisht nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se i riu ka dhënë fund jetës. Uniformat blu të Fierit sqarojnë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa është dërguar në morg për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e çiftit në lagjen Sheq i Madh në Fier. I riu qëlloi mbi gruan e tij Irvana MedinaJ 31 herë me thikë.
29-vjeçari ishte në kërkim nga policia pasi u largua menjëherë nga banesa. E gjithë skena e krimit ndodhi para syve të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë sipas dëshmive të familjarëve Irvana ishte në pritje të fëmijës së tretë.
Gjithashtu të afërmit kanë deklaruar se çifti shkonin mirë me njëri-tjetri dhe nuk kanë shfaqur probleme dhe ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë. g.v/abcnews.al