VIDEO/I dehur dhe i shtrirë në tokë, videoja e deputetit të Australisë bën xhiron e rrjetit

schedule08:29 - 12 Shkurt, 2024

schedule 08:29 - 12 Shkurt, 2024

Videoja në të cilën një deputetet i Australisë, Barnaby Joyce, shfaqet i shtrirë në gjendje të dehur dhe duke folur në mënyrë të pakuptimtë, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pamjet u regjistruan pak para mesnatës së të mërkurës së kaluar në një rrugë në zonën e Bandon. Në pamje, politikani 56-vjeçar dëgjohet duke thënë fjalë të pista, ndërsa rezultoi se ai po fliste me gruan e tij.

Ndërkohë, pas ngjarjes, videos, Joyce pranoi se kishte konsumuar alkool.

“Kam bërë një gabim të madh. Nuk kam asnjë justifikim. Por ka një shpjegim. Jam me mjekim dhe ka efekte anësore nëse pi alkool në të njëjtën kohë”, u përpoq të justifikohej deputeti.

Megjithatë, deputeti i Nationals refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!