VIDEO/ I bëri serbët të flasin me “vete”, tifozja shqiptare: Më ndryshuan vendin, u ankuan te sigurimi

schedule13:09 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 13:09 - 3 Dhjetor, 2022

Ndeshja Zvicër – Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv.

 

Përpos asaj që ndodhi në fushën e blertë, ngjarje të jashtëzakonshme ndodhën edhe në shkallët e stadiumit.

Një video e një tifozeje shqiptare u bë virale në rrjet. Ajo teksa ishte duke lëvizuar mes tifozave serbë bënte simbolin e shqiponjës pa i lëvizur qërpiku.

Tifozja e indentifikuar si Anila Mahalla, përmes një sqarimi në rrjetin social “Instagram” sqaruar se çfarë vërtet ka ndodhur në atë moment dhe gjatë ndeshjes.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”,- ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram. /i.m /abcnews.al