VIDEO/ Hysaj triumfon ndaj Gjimshtit në “Olimpico”, Frosinone triumfon në “shtëpi” ndaj Verona-s

schedule18:22 - 8 Tetor, 2023

schedule 18:22 - 8 Tetor, 2023

Kanë përfunduar dhe 2 përballjet e radhës të vlefshme për javën e 8-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në “Stadio Olimpico”, “shqiponjat” e Lazio kanë mundur “bergamaskët” e Atalanta, ndërsa Frosinone ka triumfuar ndaj skuadrës së Verona.

Lazio i Elseid Hysaj arriti një fitore të madhe ndaj Atalanta-s së Berat Gjimshiti, me rezultatin e ngushtë 3 me 2. Sfida u zhbllokua që në minutën e 5’-të të sfidës falë një autogoli të Charles de Ketelaere dhe vetëm 6 minuta më vonë, “bomberi” argjentinas, Taty Castellanos dërgon topin në rrjetë për të dyfishuar shifrat, shifra të cilat u ngushtuan në minutën e 33’-të nga brazilian Ederson, pas një goditjeje të bukur me kokë. Në pjesën e dytë, Kolasinac barazon shifrat në 2 me 2, në minutën e 63’-të të sfidës, mirëpo në minutën e 83’-të të sfidës, uruguajani, Matias Vecino dërgon topin në rrjetë për ta cuar sfidën në rezultatin 3 me 2.

Në krahun tjetër, Frosinone skuadër, ku aktivizohet dhe talenti i Kombëtares sonë, Marvin Çuni ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj skuadrës së Verona, teksa në “Stadio Benito Stirpe” mundën kundërshtarët, me rezultatin e ngushtë 2 me 1. Një gol i Renier në minutën e 45+1’ dhe një gol i Soule në minutën e 66’ mjaftuan për fitoren e vendasve, ndërsa për miqtë golin e “nderit” e shënoi Milan Djuric, në minutën e 94’ të sfidës.

Falë këtyre rezultateve Atalanta mbetet në vendin e 6 të tabelës me 13 pikë, Frosinone ngjitet në vendin e 8 me 12 pikë, Lazio në vendin e 13 me 10 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 16 të renditjes me 8 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Lazio 3 – 2 Atalanta 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!