Është mbyllur takimi i Serie A mes Cagliarit dhe Napolit, me të besuarit e Gatussos që kanë marrë fitoren e tretë radhazi në këtë transfertë të vështirë. Ka mjaftuar një gol i Mertens që napolitanët të dalin triumfues.
Elseid Hysaj e nisi titullar këtë takim, por në krahun e majtë të mbrojtjes. Me Insignen përpara, mbrojtësi kuqezi shtyu shumë lart dhe pikërisht nga një dalje e gjatë e tij, erdhi dhe goli i fitores. Mbrojtësi i kombëtares pason te Mertens brenda zonës, i cili shënon një gol shumë të bukur./abcnews.al
Serie A, java 24
Cagliar – Napoli 0-1
Mertens 66′